Rusia, azil për spiunin e CIA-s

12/06/2013 20:20

Ministri i Jashtem rus, Sergei Lavrov tha se vendi i tij “do të vlerësojë” kërkesën për azil nga Eduard Snowden, ish-nëpunësi i CIA-s, që i dorëzoi medias informacione mbi programet sekrete te survejimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nuk kam dëgjuar ndonjë kërkesë formale nga ana e Snowden. Nëse një kërkesë zyrtare do të mbërrijë, ne do ta vlerësojmë atë”, deklaroi ministri Lavrov.

Eduard Snouwden u betua se do të luftojë me të gjitha mënyrat kunder ekstradimit te tij nga Hong Kongu.

Ai i tha gazetes ““South China Morning Post” se nuk është “as tradhëtar e as hero. Jam vetem një amerikan”, shpjegoi ai.

Kjo është intervista e parë e 29-vjeçarit, prej largimit të hënën nga dhoma e hotelit të Hong Kongut. “Jam ketu jo për t’iu fshehur drejtesise, jam ketu për të deshmuar krimin”, tha ai. “Qellimi im është t’u kërkoj gjykatave dhe njerezve të Hong Kongut te vendosin për fatin tim”.

Informacioni qe ai i dha medias deshmoi se Shtetet e Bashkuara sistematikisht mblidhnin te dhenat prej bisedave telefonike apo kompjuterave.

Pak perpara se gjithcka te behej publike, Snowden la Hauain dhe u nis drejt Hong Kong.

Zyrtaret amerikane konfirmuan ekzisten e nje program sekret qe mblidhte te dhenat nga interneti i ashtuquajtur Prism.

Zyra e Drejtorit te Sherbimeve Sekrete Kombetare, javen e kaluar dha detaje mbi programin, qe sipas saj eshte nje sistem i brendshem kompjuterik dhe jo “perpunues te dhenash”.

Por, mbledhja e ketyre te dhenave mund te shkele ligjet e vendeve te tjere dhe atyre amerikane nese jane pergjuar aksidentalisht bisedat e shtetasve amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA