Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta 23 qershori nuk është garë mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, as mes PS dhe PD, por, në besimin e kreut të opozitës, është data historike e kthesës së madhe të këtij vendi, siç e cilësoi ai në mitingun në qytetin e Burrelit, ku dallimi – tha ai – është i qartë.
“Ose me katranjosësin, pwr ta katranosur pastaj fare me katragjyshin, ose me numrin e bekuar 29, që do të çlirojë nga rrënimi i tranzicionit”, tha Rama.
Edi Rama tha se, e ka të qartë se si do të realizojë misionin e ndërmarrë.
“Duke rilindur fshatin do të ndërtojmë këtu vendin tonë, një vend që se meriton urinë në mes të Europës. Do ulim taksat për 95% të shqiptarëve dhe nga ulja e taksave do të përfitojë çdo shqiptar i punësuar, që merr nga 300 deri në 1,5 milionë lek të vjetra, si dhe një rrogë në fund të vitit”, u shpreh Rama.
Kryetari i opozitës argumentoi se do të hapë 300 mijë vende të reja pune, pasi bëri këtë sondazh të thjeshtë.
“A mund ta ngrejë dorën kush është i papunë? Ju jeni të papunë, sepse duhet hequr nga puna një kryeministër, që duhet dhe do të pushohet nga puna në 23 qershor”, tha Rama.
Por, pas 22 vitesh demokraci, ku – siç pohoi Edi Rama – është e turpshme që bëhen ende premtime elektorale qesharake, ai u vendos në pozitat e atyre që pyesin, a ia vlen apo jo të votosh?
“Sigurisht që ia vlen! Kush do një fat më të mirë, ka një adresë: numri 29 në fletën e votimit”, theksoi Rama.
Kreu i opozitës ftoi qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje, për të bërë më të fortë atë që quan, dita për ndryshimin e historisë së shqiptarëve përmes Rilindjes.
Top Channel