
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim gjate takimeve elektorale në
komunat e Lushnjës, u shpreh se me rimëkëmbjen e bujqësisë do të vihet
në punë e gjithë Myzeqeja. Meta tha se LSI e ka nje program te qarte per
fermeret shqiptare duke premtuar subvencionime.
“Programi ynë është që të vëmë Myzeqenë në punë, të vëmë Shqipërinë në punë, sepse mbështetja për ju ka qenë dhe është e paktë dhe shumë minimale. Që nga subvencionimi me 50 për qind, i farave më të zgjedhura, në mënyrë që të arrihen rezultatet dhe rendimentet më të larta, që tek subvencionimi i çmimit për plehrat kimike, për pesticidet, që nga subvencionimi me 25 për qind për blerjet e traktorëve, që nga subvencionimi i çmimeve për karburantet, si për serat ashtu edhe për punimet e tokës”, tha Meta.
Meta deklaroi se, te majtet nuk kane si qellim taksat, por i kane nje instrument per te zhvilluar ekonomine dhe per te rritur punesimin. Prioriteti tha Meta eshte vetem punesimi.
Top Channel