Dënohet pirati kinez

12/06/2013 00:00

Një gjykates federal në Shtetet e Bashkuara dënoi me 12 vjet heqje lirie
një shtetas kinez që kishte shitur në mënyre të paligjshme programe
kompiuterike amerikane me vlerë 100 milionë dollarë.

Akuza e ngritur ndaj tij ishte ajo e transaksioneve spekulative dhe shkeljes se drejtave te autorit. Sipas autoriteteve, vjedhja dhe pirateria e kryer nga Xiang Li, përfshin vec softëware-ve, edhe të dhëna konfidenciale të vjedhura nga serveri i brendshëm i një kontraktori të autorizuar amerikan.

Ekspertët përcaktuan se vlera e vjedhjes kibernetike ishte në një shumë prej 100 milionë dollarësh dhe se i pandehuri do të ekstradohet në Kinë, pas kryerjes së dënimit në Shtetet e Bashkuara. Dokumentet e gjykatës e identifikuan Xiang Li si operator të një faqe interneti, Crack99.com.

Hetuesit thanë se kjo faqe reklamonte mijëra të tituj programesh të vjedhura duke i shitur me çmime më të ulta sesa programet e vërteta. ‘Zeri i Amerikes’ citon nje deklarate te agjensise amerikane te Doganave dhe Emigracionit, e cila tregon se tregon se Xiang Li ishte angazhuar në më shumë se 700 transaksione mes vitit 2008 dhe 2011, kur ai shpërndante programe kompjuterike të vjedhura në 28 shtete amerikane dhe në 60 vende të botës.

Top Channel