Shkodër, grabitet me maska zyra elektorale e LSI
11/06/2013 00:00
Një zyrë elektorale e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Shkodrës është grabitur mëngjesin e sotëm.
Sipas informacioneve që vijnë nga LSI e qytetit të Shkodrës, dy persona të maskuar janë futur në zyrë dhe nën kërcënimin e armës kanë mundur të marrin një portofol dhe sende të tjera personale të personave që gjendeshin brenda zyrës.
Pas grabitjes personat e maskuar janë larguar menjëherë nga vendngjarja.
Policia e njoftuar nga anëtarët e LSI ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar nëse është një incident i motivuar politikisht apo një grabitje e rëndomtë.
Top Channel