Rusi, nxënësit turpërojnë mësuesen

11/06/2013 10:35

Disa nxënës rusë u futën në laptop-in e mësuesit të tyre për të marrë përgjigjet e provimit që do të bënin së shpejti, por aty gjetën më shumë se përgjigjet.

Adoleshentët nga Rusia u ndeshën me foton e “nxehtë” të së dashurës së mësuesit, e cila kishte pozuar vetëm me të brendshme. Brenda disa minutave, kjo foto e Natalia Molokovës gjendej në rrjetet sociale për t’u parë jo vetëm nga studentët e shkollës, por nga gjithë bota.

34-vjeçarja, e cila punon gjithashtu mësuese në një shkollë tjetër nuk është kthyer më në punë nga turpi.

Mësohet se i dashuri i saj kishte harruar laptopin në klasë vetëm për disa minuta, por të mjaftueshme për nxënësit për të kopjuar foton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA