Itali, raundi i dytë, fitore e të majtëve

11/06/2013 00:00

Raundi i dyte i zgjedhjeve lokale që përfshiu rreth 4 milionë e gjysmë
votues, konfirmoi mbizotërimin e forcës së majtë ne vend si dhe
distancen e votuesve nga politika.

Partia Demokratike fitoi ne te 11 kryeqendrat ku u zhvillua turni i dyte dhe të gjitha qytete, ndersa pjesemarrja shënoi nje tjeter rënie. Votuan në këtë round vetëm 48,5% te personave me të drejtë vote, 11% më pak se në roundin e parë.Fenomen ky që ka prekur në mënyrë të veçante kryeqytetin ku pjesëmarrja ka qenë vetëm 45%, më një rënie të mëtejshme.

Roma tani do të drejtohet nga i majti Ignazio Marino i cili mori gati 64% të votave. Me profesion kirurg, ai ka bazuar fushatën e tij mbi ndryshimin e nevojshëm të kryesytetit pas administrimit të deri tanishëm të Gianni Alemanno. Ky i fundit humbi thellë, mori vetëm 36% te votave dhe deklaroi se e ka vetë gjitha fajin e disfatës. Ai uroi kundërshtarin e tij për fitoren e premtoi se do të bëjë një opozitë të fortë.Kryeministri Enrico Letta deklaroi se rezultati qe doli nga kutitë e votimit është një përgjigje pozitive e qytetarëve ndaj qeverise me bazë të gjerë. Në fakt e djathta ka pësuar një humbje të thellë kudo, edhe në bastionet e veriut si Brescia apo Treviso.

Top Channel