Indi, shembet ndërtesa, frikë për të zhdukur

11/06/2013 04:30

Pjesë të një ndërtese banimi 6-katëshe janë shembur në qendër të Mumbai-t, mbrëmjen e së hënës, duke plagosur të paktën 5 persona dhe duke detyruar ekipeve të shpëtimit të kërkojnë për të tjerë, të mbetur nën rrënoja, thanë zyrtarët.

Detajet e mëtejshme mbi të vdekur gjatë kësaj shembjeje, e cila ndodhi, sipas medias indiane, pas reshjeve të dendura të shirave muson, ishin konfliktuale.

Kryekomunari Sitaram Kunte tha për CNN se 1 person ndërroi jetë, 5 të tjerë ishin plagosur dhe të paktën 7 persona mund të kishin mbetur nën rrënoja. Ai tha se njëri krah i apartamentit të banimit u shemb në distriktin Mahim, në qendër të Mumbait.

Zyrtarë të zjarrëfikësve thanë se vetëm 5 persona ishin plagosur dhe asnjë shifër zyrtare mbi njerëzit e mbetur nën rrënoja.

Brigadat e zjarrëfikësve nxituan për në vendngjarje dhe videot treguan dhjetra persona të kërkim-shpëtimit, që pastronin rrënojat.

Gjatë javës së kaluar, një ndërtesë boshe është shembur në periferinë e Filadelfias, kur një mur me lartësi 4-katësh, u rrëzua mbi një dyqani lulesh ngjitur me Ushtrinë e Shpëtimit. Incidenti la 6 persona të vdekur dhe 13 të tjerë të plagosur.

Në prill, një ndërtesë 9-katëshe në Bangladesh u shemb, duke vrarë 1130 persona dhe duke plagosur mbi 2400 të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA