
Nisur nga incidentet e ditëve të fundit në prag të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, në marrëveshje me krerët e misioneve të BE-së në Tiranë, bëri një deklaratë ku thekson se, “po e ndjekim nga afër proçesin zgjedhor”.
“Ndër standardet evropiane dhe ndërkombëtare që presim të zbatohen, një ndër më të rëndësishmit është shmangia e dhunës, në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve që zgjedhjet të zhvillohen në një mjedis të qetë dhe paqësor”, thuhet në deklaratën për shtyp të delegacionit të BE-së në Shqipëri.
Ndërkombëtarët u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që të sillen sipas këtij standardi dhe theksojnë se, po ashtu presin që partitë politike t’u japin udhëzime të rrepta anëtarëve dhe mbështetësve të tyre në lidhje me këtë.
Top Channel