Vincent Canabal është një burrë i cili si shumë të tjerë kënaqet duke u larë në det, por ndryshe nga njerëzit e zakonshëm ai shoqërohet nga disa peshkaqenë të bardhë që njihen si peshkaqenët më të rrezikshëm për njeriun.
Këto foto të 34-vjeçarit janë bërë në Bahamas nga fotografi Michael Patrick O’Neill, i cili shpjegon procesin e punës.
“Edhe pse janë të frikshëm, peshkaqenët në përgjithësi nuk i afrohen njerëzve. Duhet të jesh i kujdesshëm, duhet të notosh ngadalë dhe pa përplasur këmbët. Gjithashtu nuk duhet që të shkosh në drejtimin e tyre pasi ndihen të kërcënuar dhe të sulmojnë.”
Që nga viti 2011 në Bahamas nuk lejohet peshkimi i peshkaqenëve dhe këto ujëra janë kthyer në një vend të shenjtë për 40 lloje të tyre. Tashmë këta peshkaqenë janë një atraksion turistik dhe shumë zhytës vijnë për t’i “takuar” në çdo periudhë të vitit.
Top Channel