Siri, ushtria përgatitet të mësyjë Alepon
10/06/2013 15:25
Forcat qeveritare siriane po përgatiten për një ofensive madhore ndaj zonave të qytetit verior të Alepos, i cili kontrollohet nga kryengritësit.
Burime qeveritare pohuan se mësymja do të nisë orët apo ditët në vazhdim, pohime këto që ishin në një linjë me pretendimet e një gazete pro-regjimit se trupa te shumta po zhvendosen në rajon.
Aktivistët, megjithatë thonë se nuk ka asnjë shenje që të tregojë përgatitjen e një ofensive në Alepo.
Këto zhvillime vijnë vetëm pak ditë pasi forcat siriane, të mbështetura nga luftëtarët e Hezbollahut, rivendosën në kontroll qytetin strategjik të Qusairit.
Lufta civile në Siri, e nisur në mars 2011, i ka kushtuar jetën deri tani të paktën 80 mijë sirianëve.
Top Channel