Përmbytjet e lumit Elbë shënuan një rekord të ri në Gjermani. Uji në qytetin lindor Magdeburg mbërriti nivele më të larta se “përmbytja e shekullit”, e vitit 2002.
Më shumë se 3.000 vetë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre e të qëndrojnë nëpër strehime emergjence, por sipas autoriteteve, zhvendosja i është kërkuar të paktën 25 000 personave.
Gjendja në Magdeburg ishte veçanërisht kritike, sepse nga të dhënat e Qendrës së Mbikqyrjes së Përmbytjeve, niveli i ujit u shtri në një sipërfaqe prej rreth 40 kilometrash, më e larta e regjistruar ndonjëherë në vend.
Digat, pjesërisht të dobësuara u rënduan në këtë mënyrë edhe më tej për ditë me radhë, e disa u çanë.
Presidenti Joachim Gauck udhëtoi të dielën në pjesë të landeve të Saksonisë dhe të Saksoni-Anhaltit, që të dyja të prekura rënde nga vërshimi i ujrave.
Në këto lande, 8 000 pjestarë të forcave të armatosura gjermane janë angazhuar te ndihmojne në luftën kundër vershimit te ujit.
Ushtarë janë zhvendosur edhe në pjesë të tjera të Gjermanisë, për të asistuar ne operacionet e evakuimit si dhe per vendosjen e thasëve me rërë.
Për shkak të shumave të mëdha të parave të vëna në dispozicion, disa plane të qeverisë mund të shtyhen përkohësisht.
Nga vleresimet paraprake rezulton se shpenzimet kombetare per krizen e ketij viti mund t’i kalojnë ato të përmbytjes së 2002-shit, që ishin 11 miliardë euro.
Top Channel