Një burrë afrikano-jugor, i cili i do shumë tigrat, ka vendosur të adoptojë dy prej tyre dhe tashmë ata jetojnë në shtëpinë e tij së bashku me të dashurën Jackie dhe 15 qen.
Michael Jamison ka adoptuar tigrin siberian 7-muajsh me emrin Ozzy dhe kujdeset për të pasi tigri i vogël ka këmbë të deformuara për shkak të kequshqyerjes, ndërsa më pare ka adoptuar një tjetër që tani ka mbushur 2 vjeç.
2-vjeçari Enzo është rritur duke fjetur në krevatin e Michael dhe duke u ushqyer në kuzhinë, por tani që është rritur jeton në një rrethim në oborrin e shtëpisë dhe vendin e tij e ka zënë i vogli Ozzy.
Plani për Ozzy-n është: kur të rritet edhe pak do të bëjë një operacion për rregullimin e problemit me këmbët e më pas do të jetojë me Enzo-n në rrethim.
Top Channel