
Për herë të parë që prej 2007-ës, zyrtarë të Koresë së Veriut dhe asaj
të Jugut pranuan të ulen në tryezën e bisedimeve, që zgjatën përtej
parashikimit: negociatat kanë vazhduar për një pjesë të mirë të ditës së
diele dhe gjatë gjithë mëngjesit të së hënës.
Pas diskutimeve maratonë, Seuli pranoi një kërkesë të Penianit që ne ndryshim nga sa ishte njoftuar me parë, dialogu i kesaj jave ne kryeqytetin koreano-jugor të mos etiketohet “si bisedime në nivel ministror”.
“Pranuam qe zyrtarisht, keto takime te quhen “bisedime nder-qeveritare mes Korese se Veriut dhe asaj te Jugut”. Numri i delegateve do te jete 5 nga secili vend. Arritem nje marreveshje qe diskutimet te zhvillohen ne Seul ne datat 12 dhe 13 qershor”, tha Chun-Hae Sung, ministrja koreano-jugore e Bashkimit.
Diskutimet do te perqendrohen ne ceshtje qe kerkojne zgjidhje te shpejte, siç jane dy sipërmarrjet e pezulluara në Veri: Kompleksi Industrial Kaesong dhe kompleksi turistik Mt. Keumgang.
Pjesëmarrësit në bisedime ranë gjithashtu dakord të diskutojnë rifillimin e takimeve mes familjeve të ndara nga kufiri korean. Zëdhënësi i Ministrise Koreano-Jugore shtoi se shefi i delegacionit të Koresë së Jugut do të jetë Ministri i Ribashkimit, ndersa agjencia zyrtare e Koresë së Veriut sqaroi se delegacioni i veriut komunist do të kryesohej nga “autoritete të nivelit ministror”. Dialogu ne nivel ministror mes dy vendeve ishte nderprere prej 6 vjetesh. Javën e kaluar Penini beri thirrje për rifillimin e dialogut pas një retorike të zgjatur kërcënuese e provokative si dhe testeve berthamore e atyre raketore qe pershkallezuan tensionet në nivelet më të larta prej dekadash te tera.
Bisedimet direkte perbejne nje kthese te rendesishme ne linjen e ndjekur nga koreja e veriut, qe per raketat balistike dhe programin e saj te armëve bërthamore, eshte ndëshkuar me sanksione ndërkombëtare.
Top Channel