Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, perdori autoritetin e tij per te bllokuar planin për racionimin e disa ushqimeve bazë, në krahinën më të populluar të vendit, Zulia.
Në bazë të kësaj skeme, do të kufizohej shitja e orizit, qumështit dhe sheqerit, midis të tjerave.
Autoritetet kishin justifikuar vendosjen e tollonave me tentativën për të penguar kontrabandën e paligjshme të ushqimeve në Kolumbi.
Megjithatë, problemi i vërtetë duket se qëndron në ekonominë e planifikuar venezueliane, e cila nuk po arrin të sigurojë për popullsinë disa prej të mirave materiale kryesore.
Në një intervistë televizive, Maduro kritikoi planin e autoriteteve vendore, duke e konsideruar si “çmendur” kufizimin e shitjeve të 20 ushqimeve të ndryshme.
Aktualisht, sheqeri, qumështi dhe letra higjenike janë të vështirë për t’u gjetur në Venezuelë.
Top Channel