Turqi, “gruaja me të kuqe”

09/06/2013 20:25

Quhet Sejda Sungur dhe u shndërrua në figurën qendrore të protestave në parkun Gejzi në Stamboll.

Fotoja e reporterit të Reuters, Osman Orsal, e tregon ndërsa ajo përpiqet ta fshehë fytyrën, ndërsa një polic me maskë po përdorte gazin lotsjellës kundër saj.

E njohur tashmë si “gruaja me të kuqe”, prej fustanit që mbante veshur, Sejda Sungar kishte përfunduar doktoraturën për projektimet urbane në “Universitetin Teknik të Stambollit”.

Megjithëse fotoja e saj bëri xhiron në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Twitter”, në një intervistë për televizionin turk “TV 24”, ajo thotë se nuk ka asnjë dëshirë të shikohet si “figura qendrore e protestave”.

“Ka plot njerëz, që ndodheshin në park, të cilëve iu hodh gaz lotsjellës. Nuk ka as më të voglin dallim mes nesh”.

Ajo u shndërrua në “lejtmotivin” për gratë protestuese, gjatë përleshjeve të dhunshne në Stamboll.

Por akademikja, pjesëtare e “Platformës Solidariteti i Taksimit”, po përpiqet të shmangë vëmendjen e medias.

Përleshjet mes policisë dhe protestuesve vazhdojnë dhe ndoshta kjo mund të jetë arsyeja, se për se Sejda nuk merr përsipër rolin e heroinës: “Çdo qytetar, çdo punëtor, çdo student, që mbron të drejtat e tij, ka vuajtur dhunën e policisë, viktimë e së cilës isha edhe unë”, tregoi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA