Dy Koretë, mbahen bisedimet vendimtare

09/06/2013 08:50

Zyrtarë nga Korea e Veriut dhe ajo e Jugut janë duke mbajtur këtë të dielë bisedimet e para në nivel qeveritar në më shumë se dy vjet.

Përfundimi i këtyre bisedimeve pritet të ketë një efekt vendimtar mbi rritjen apo qetësimin e tensioneve në Gadishullin Korean.

Takimi është duke u realizuar në Panmunjon, një kazermë ushtarake e ndodhur brenda kufirit të demilitarizuar midis dy vendeve.

Bisedimet vijnë pasi disa muaj përshkallëzimi tensionesh, rrezikuan shpërthimin e një lufte të mirëfilltë midis dy shteteve.

Korea e Veriut shkoi deri atje sa të kërcënonte fqinjët me shkatërrim bërthamor, ndërsa Seuli u përgjigj me realizimin e një stërvitje ushtarake pranë kufirit në bashkëpunim me ushtrinë amerikane dhe me kundërkërcënime të ngjashme.

Në fokus të takimit, është vendosur rihapja e qëndrës së përbashkët industriale të Kaesongut, një pikë me interes të veçantë për të dyja shtetet.

Në prag të këtij takimi, Korea e Veriut njoftoi të premten se do të rikthejë në funksionim një linjë komunikimi me Korenë e Jugut.

Linja ka nje rendesi jetike, pasi eshte e vetmja qe mundeson lidhjen direkte mes autoriteteve ne te dy palet e kufirit dhe shpesh eshte quajtur si “linja e urgjences”, ne gjendje ne te shkuaren qe te realizoje negociata te “ores se fundit” per çtensionimin e situatave te ndryshme.

Kompleksi i Kaesongut, i ndodhur në anën koreanoveriore të kufirit qëndron i mbyllur që prej muajit prill, duke i shkaktuar kështu një dëm të madh ekonomive të të dy Koreve.

Një burim prej qindra milionë dollarë të ardhurash në vitë, Kaesongu është i vetmi vend në Korenë e Veriut ku lejohet biznesi privat, si dhe i vetmi burim fitimi i monedhës së huaj, tepër të domosdoshme për sigurimin e importeve jetike, përballë pamundësisë për të paguar me ëonin vendas, tejet të zhvlerësuar dhe të pakëmbyeshëm jashtë vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA