SHBA, rrëmbyesi i grave, plot 329 akuza

08/06/2013 03:30

Personi i akuzuar për ‘burgosjen’ e 3 grave për afro një dekadë në shtëpinë e tij, në Cleveland të Ohio-s, është paditur nga një juri e madhe për përdhunim dhe pengmarrje.

Ariel Castro përballet me 329 akuza, nga të cilat 139 për përdhunim, 177 për pengmarrje, 7 për imponim seksual, 3 për sulmet e tij dhe për mbajtjen e mjeteve kriminale.

52-vjeçari përballet gjithashtu me 2 akuza për vrasje të rënda për shkak se i dha fund shtatzanisë së njërës prej grave.

Gratë e përfshira ishin Michelle Knight, 32 vjeç, Amanda Berry, 27 vjeç, dhe Gina DeJesus, 23 vjeç. Muajin e kaluar, të dyshuarit iu ngritën 3 akuza për përdhunim dhe 4 për pengmarrje, që përfshijnë edhe vajzën 6-vjeçare, që pati me Berry-n.

Castro do të njihet formalisht me akuzat e reja javën e ardhshme, kur një juri gjykatësish do të përcaktohen për rastin e tij, thanë prokurorët. Ai nuk ka ndërmend të pranojë fajësinë për ndonjërën prej akuzave, bën të ditur ekipi i tij ligjor.

“Akuzat e sotme përfaqësojnë një hap madhor përpara në procesin e drejtësisë penale”, tha prokurori i shtetit Cuyahoga, Timothy McGinty, në një deklaratë. “Hetimet tona vazhdojnë dhe do të paraqesim provat tona përpara jurisë së madhe”.

Pasi akuzat të kompletohen, një komitet do të konsiderojë nëse do të bëjë presion për dënim me vdekje në këtë rast, thuhej në deklaratën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA