
Jo vetëm telefonatat, listat e kontakteve, rrjetet sociale e postat
elektronike. Agjensia e Sigurisë Kombëtare ka kontrolluar edhe kartat e
kreditit të mijëra qytetarëve amerikanë.
“Wall Street Journal” rrëfen se në kuadrin e një aktiviteti spiunazhi per te diktuar te dyshuarit si terroriste, Agjensia ka mbledhur edhe informacione qe kane lidhje me blerjet e kryera me karte krediti, duke i garantuar bankave dhe shoqerive te ndryshme qasjen ne te dhenat e tyre.
Zgjerohet keshtu sfera e nderhyrjeve ne privatesine e qytetareve nga ‘Prism’, programi sekret i promovuar fillimisht nga ish-presidenti George ë. Bush e i vazhduar me pas nga Barack Obama. E ndersa skandali rritet gjithmone e me shume e bashke me te edhe dallga e indinjates, qe kulmoi me komentet e “New York Times” se presidenti ka humbur cdo lloj besueshmerie, Obama kujtoi nje dite me pare se per kete program ishte marre pelqimi i Kongresit, qe informohet ne menyre te vazhdueshme per cdo zhvillim.
Deklaratat e tij ne mbrojtje te programit qe u lejon agjensive te zbulimit grumbullimin e informacioneve mbi për tabulatet telefonike dhe përdorimin e internetit nga qytetaret, ishin te parat komente te shefit te Shtepise se Bardhe mbi kete çeshtje qe kur programi doli ne pah nga nje shkrim i gazetes britanike “The Guardian”, e me pas asaj amerikane “Washington Post”. Kritika te ashpra kane mberritur ne adrese te kesaj nisme nga disa ligjvënës dhe organizata të lirive civile, te cilet i kundershtojne kompetencat e gjera të përgjimit që Kongresi ka miratuar pas sulmeve të 11 shtatorit.
Top Channel