Një princ saudit ngriti një padi ndaj revistës “Forbes”, pasi në klasifikimin e saj të personave më të pasur në botë, vlerësoi pasurinë e tij “me vetëm” 20 miliardë dollarë.
Princi Alwaleed bin Talal, në bazë të këtij klasifikimi është personi i 26 më i pasur i botës, por ai pretendon se pasuria e tij reale është 30 miliardë, duke u future ne 10-she.
Duke “nënvlerësuar” pasurinë e tij me dhjetë miliardë dollarë, princi do të kërkojë korrektimin e renditjes dhe një dëmshpërblim, me argumentin se “varfërimi fiktiv” i ka dëmtuar imazhin.
Bin Talal, i cili zotëron fitime të mëdha nga puset e naftës në Arabinë Saudite, ka gjithashtu aksione në disa prej kompanive më të mëdha të botës, si “Apple”, “Facebook”, “Twitter” apo në koorporatën e Rupert Murdoch.
Midis pronave të tij të shumta përfshihen hotelet “Savoy” dhe “Plaza” në Nju Jork, si dhe rrjeti i hoteleve “Four Seasons”.
Top Channel