Qilimi 34 milionë dollarë
07/06/2013 10:00
Një qilim persian i shekullit XVII u shit për shumën rekord të 33,8 milionë dollarëve në Nju Jork, lajmëruan të premten mediat amerikane.
Qilimi u shit pas një ankandi, tek një blerës që vendosi ta mbante identitetin e tij anonim.
Objekti i rrallë i përkiste një muzeu të Uashingtonit që prej vitit 1926, kur u dhurua nga pronari i atëhershëm, William Clark, një industrialist dhe senator i Montanës.
Shitja e qilimit, së bashku me 24 qilima të tjerë më të lirë, do të grumbullojë fonde që muzeu synon t’i përdorë në pasurimin e fondit të tij në të ardhmen.
Përpara kësaj shitje rekord, qilimi më i shtrenjtë persian ishte shitur në një ankand të 2010-s në Londër, për 9,6 milionë dollarë.
Top Channel