Korea e Veriut njoftoi të premten se do të rikthejë në funksionim një linjë komunikimi me Korenë e Jugut, në prag të mbajtjes së bisedimeve për rifillimin e punës në kompleksin e përbashkët industrial të Kaesongut.
Linja e komunikimit telefonik, e vetmja midis dy vendeve, u mbyll gjatë përshkallëzimit të tensioneve midis dy vendeve në muajin mars, pasi Peniani kërcënoi me shkatërrim bërthamor Jugun dhe SHBA-në, pas sanksioneve të vendosura ndaj regjimit që realizoi në shkurt një provë të paautorizuar bërthamore.
Linja ka nje rendesi jetike, pasi eshte e vetmja qe mundeson lidhjen direkte mes autoriteteve ne te dy palet e kufirit dhe shpesh eshte quajtur si “linja e urgjences”, ne gjendje net e shkuaren qe te realizoje negociata te “ores se fundit” per çtensionimin e situatave te ndryshme.
Kompleksi i Kaesongut, i ndodhur në anën koreanoveriore të kufirit qëndron i mbyllur që prej muajit prill, duke i shkaktuar kështu një dëm të madh ekonomive të të dy koreve.
Ndërsa një nismë e tillë tregon qartë për një tentativë përmirësimi të klimës së marrëdhënieve nga shteti komunist, sipas specialistëve, është edhe një dëshmi e vështirëve ekonomike që ka krijuar mbyllja e këtij kompleksi vital për ekonominë e varfër koreanoveriore.
Një burim prej qindra milionë dollarë të ardhurash në vitë, Kaesongu është i vetmi vend në Korenë e Veriut ku lejohet biznesi privat, si dhe i vetmi burim fitimi i monedhës së huaj, tepër të domosdoshme për sigurimin e importeve jetike, përballë pamundësisë për të paguar me ëonin vendas, tejet të zhvlerësuar dhe të pakëmbyeshëm jashtë vendit.
Top Channel