Divorci i Putinit, rusët: Punë për të!

07/06/2013 00:00

Rusët e shikojnë si një çështje personale ndarjen pas 30 vjetësh të presidentit Vladimir Putin nga bashkëshortja Ljudmilla.

“E cfare?! Eshte jeta e tij private, nuk ka lidhje nese eshte nje zyrtar i larte. Eshte ceshtje personale, eshte jeta e tij. Shpresoj te behet më mire per te, nese ai mendon keshtu. Bashke ose jo, u urojme me te miren te dyve”, thotë një banore e Moskës

“Eshte normale. Keshtu do te ndodhte. E vetmja gje, eshte se ai e beri me vonese, sepse tha se kjo situate vazhdonte prej 10 vjetesh. Kjo eshte e keqja. Por pjesa tjere eshte ok”, tha një tjetër banor.

Vladimir Putin dhe e shoqja e bene publik vendimin e tyre ne Televizionin Shteteror te Rusise, pasi ndoqen ne baletin “Esmeralda” ne Pallatin e Kremlinit. Ata u larguan pas aktit te pare.

Putin iu drejtua gazetareve duke thene se “ishte nje vendim i perbashket. Nuk e shohim njeri-tjetrin – shpjegoi ai dhe secili prej nesh ka jeten e tij”. Ljudmilla nuk eshte pare ne publik, muajt e fundit, cka frymezoi spekullimet ne median ruse. Ajo tha se “ata nuk do te humbin lidhjet mes tyre”.

“I jam mirenjohese Vladimirit, qe me mbeshtet- tha ajo- Ai kujdeset per vajzat dhe ato e ndjejne kete”.

Vladimir Putin dhe Ljudmilla Shkrebnjeva u martuan ne vitin 1983 dhe kane dy vajza; Maria dhe Jekaterina, rreth te 20-ave. Dalja e fundit publike e te ciftit ishte kur ai mori mandatin e trete si president i Rusise, me 7 Maj te 2012. Spekullime per jeten e udheheqesit rus nuk kane munguar edhe me pare. Ne vitin 2008, ai mohoi zerat “per nje divorc secret” dhe “vendimin per t’u martuar me gjimnasten olimpike Alina Kabajeva”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA