
Melissa Murphy e ka kthyer bërjen e tualetit tek femrat në diçka artistike dhe ka publikuar disa foto të aktoreve të pornos para dhe pas “make-up”-it.
35-vjeçarja ka treguar fytyrën e vërtetë të këtyre vajzave para se të nisin xhirimet e filmave me pullë të kuqe dhe reagimet për këtë inisiativë kanë qenë nga më të ndryshmet.
Murphy ka tetë vite që merret me grimin dhe kjo është seria e dytë e fotove që ajo publikon duke u bërë e famshme. Ajo tha për ‘Huffington Post’: “Tashmë njerëzit e shohin tualetin si një formë arti dhe është hera e parë që ndodh diçka e tillë.”
Por, ka pasur edhe shumë komente negative ndaj këtyre fotove, sidomos nga meshkujt. “Këto femra duken të gjitha si kafshë nëse nuk bëjnë tualet”, shkruan një përdorues.
Top Channel