Të kalosh ditëlindjen nën ujëvarë

05/06/2013 18:35

E keni imagjinuar ndonjëherë një surprizë të tillë ditëlindjeje? “Pasdite” në “Top-Channel”, solli ditën e mërkurë këtë ide sa të veçantë, aq edhe unike.

Organizimi i një feste surprizë për një nga njerëzit më të afërt, sidomos në kushte të tilla nuk është dhe aq e thjeshtë. Gjithcka duhet të jetë e mirëorganizuar në rast se nuk do që protagonisti i festës të nuhasë dicka.

Kërkesat dhe dëshirat e personave që organizojnë surprizën nuk njohin kufi. Kishin konsumuar çdo lloj surprize tjeter dhe këtë herë kërkonin të bënin dicka ndryshe dhe jashtë të zakonshmes.

Pavarësisht vështirësive që hasi grupi në koordinimin dhe realizimin e cdo detaji, ata arritën të çonin nën ujëvarë edhe tortën me qirinjtë.

Festat nuk njohin moshë, përkundrazi ato mund të konsiderohen edhe si një lloj arratisjeje nga rutina e punës së përditshme.

Por, kur bëhet fjalë për një mik që e ke për zemër, bëhesh pjesë e gëzimit të tij. Bashkëpunimi i të gjithëve arriti ta surprizojë djalin në vendin ku më pak ia priste mendja se mund të festohet një ditëlindje.

Kanë kaluar disa muaj dhe deri më tani këto festime vazhdojnë të kujtohen ndër më të bukurat, por ndoshta edhe vetëm për pak kohë sepse grupi i surprizave është i paparashikueshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA