Një obstetër grek dokumentoi momentin e një lindje të rrallë, të një foshnje brenda qeses që e mbështjell gjatë nëntë muajve të qëndrimit në barkun e nënës.
Aris Tsigris, ishte mjeku i cili realizoi ndërhyrjen në një maternitet në Athinë dhe publikoi imazhet në profilin e tij të rrjetit shoqëror “Facebook”.
Lindja i mbuluar me këtë cipë është një fenomen i panjohur përsa i përket lindjeve natyrale, pasi në të vërtetë, kjo mbështjellë është ajo që njihet gjërësisht “ujrat”.
Ardhja e ujrave është sinjali më i qartë, se lindja është e afërt dhe ajo pasohet nga lindja e foshnjes, në orët në vazhdim.
Foshnja, i lindur i mbeshtjelle me cipen e tij
Megjithatë, lindja me këtë cipë është një fenomen tepër i rrallë edhe në lindjet çezariane dhe mjeku mbeti i befasuar kur pa se si cipa delikate nuk ishte çpuar gjatë operacionit.
Nje embrion, ne fazat e hershme te zhvillimit, rrethuar nga cipa e tij
I qetë brenda “mburojës” së tij, foshnja as që e kuptoi se ishte duke dalë në jetë dhe vazhdoi të qëndronte i qetë në një gjendje gjumi, edhe në momentet e para pas lindjes.
Top Channel