Disa njerëz thjesht nuk mund të lënë duhanin

05/06/2013 10:50

Sipas mjekëve britanikë, ka persona të cilët e kanë të pamundur të lënë duhanin dhe këta persona këshillohen që të paktën të ulin konsumin e cigareve.

Ekspertët mendojnë se gjëja më e mirë për shëndetin është ta lësh duhanin, por janë në një mendje edhe për faktin se ka njerëz që nuk e bëjnë dot këtë gjë.

Siç publikon ‘Daily Mail’, profesori Mike Kelly thekson: “Mark Twain ka thënë: të lësh duhanin është gjëja më e lehtë në botë, e kam bërë mijëra herë.
Nga eksperienca mjekësore e di që është shumë e vështirë për disa njerëz të lënë duhanin, por mund të ulësh konsumin e tij ose të përdorësh cigare elektronike.”

“Edhe pse përdorimi i produkteve të licensuara të nikotinës është i këshillueshëm, shumë njerëz nuk i duan çamçakëzat me nikotinë”, shtoi Kelly.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA