Udhëtarët e një linje të “Singapor Airlines” përjetuan tmerr të vërtetë në fluturim, kur avioni i tyre ra për 20 metra ne menyre spontane dhe te dhunshme, kur u ndesh me nje turbulence të fortë ajri.

Incidenti ndodhi pikërisht në momentin kur po shpërndaheshin ushqimet dhe siç dëshmuan fotot e disa prej udhëtarëve, ato u perhapen pothuajse kudo në bordin e avionit.

Disa prej pijeve që po shpërndaheshin prej asistenteve të fluturimit, madje përfunduan në tavan.

Si rrjedhojë e kësaj rënie drastike, 11 udhëtarë që nuk po mbanin të lidhur rripin e sigurisë e një pjestar i stafit mbetën të plagosur.

Rënia kaotike ndodhi ndërsa “Airbus”-i ishte në fazë ulje dhe të lënduarit u asistuan menjëherë pas zbritjes, në aeroportin “Heathrow” të Londrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA