Muxhahedinët, Uashingtoni përgëzon Tiranën

04/06/2013 19:20

Në fund të majit, 30 rezidente të kampit “Hyrriaj” lanë Irakun për t’u zhvendosur në mënyrë të përhershme në Shqipëri.

Përmes një mesazhi në faqen online të Departamentit Amerikan të Shtetit, përgëzohet qeveria shqiptare për oferten bujare të pranimit të 210 muxhahedinëve të strehuar në këtë kamp.

Aty theksohet se kjo është e dyta e një serie lëvizjesh të planifikuara për zhvendosjen e tyre nga Iraku në Shqiperi, ndërsa vendi ynë përshkruhet si partner i fortë i Shteteve të Bashkuara në kontributin e dhënë për paqen dhe stabilitetin në Irak.

Uashingtoni bën njëkohësisht thirrje që këta rezidente të largohen nga kampi sa më shpejt që të jetë e mundur, për shkak se siguria e tyre përben shqetësim të madh.

Anëtaret e organizates “mujahedeen e-khalq” njihen si opozitarë me qeverinë aktuale iraniane.

Me mbërritjen e ketij grupi të dytë, numri i muxhahedinëve në vendin tonë tani llogaritet në 44, pasi 14 të paret shkelën në Shqipëri përpara dy javësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA