iRadio, projekti i ri i “Apple”

04/06/2013 00:00

Një shërbim i ri muzikor në streaming. Është ky projekti tek i cili po
punon “Apple” në prag të konferencës së inovacionit që do të mbahet më
10 qershor në San Françisko.

Kompania amerikane ka bërë një marrëveshje me “Warner Music” dhe po përpiqet të sigurojë marrëveshje me shtëpi të tjera diskografike, në kohë për Worldwide Developers Conference.

Shërbimi pritet të quhet iRadio dhe negociatat me kolosët e muzikës kanë nisur disa muaj më parë, bëjnë të ditur mediat amerikane.

iRadio pritet të jetë falas pasi “Apple” synon ta financojë përmes publicitetit dhe rritjes së shitjeve të këngëve prej 99 cent në dyqanin iTunes, që nga viti 2001 e deri më sot numëron 500 milionë abonentë.

Top Channel