Ushtaret izraelite pozojnë me të brendshme
03/06/2013 14:10
Ushtria izraelite ka dënuar 4 ushtare të cilat kishin postuar në Facebook foto të tyre me të brendshme dhe veshjet e luftimit.
Katër vajzat janë dënuar për “sjellje të pahijshme” pasi fotot u publikuan nga mediat izraelite. Nuk janë dhënë detaje nga zyrtarët ushtarakë mbi dënimin që kanë marrë këto vajza.
Vitet e fundit ushtria izraelite është përfshirë në disa skandale të tilla që janë bërë publike nëpërmjet rrjeteve sociale.
Në vitin 2010 një ushtare izraelite postoi në Facebook një foto të saj duke pozuar pranë një të burgosuri palestinez me sy të mbyllur.
Top Channel