Të duash një profesion do të thotë t’i kushtosh gjithçka. Kur e trashëgon tek femijet, ateherë nuk është thjesht një profesion, por pasioni i një jetë që kalon tek brezi tjeter.

Ato jane tre akrobate në një shtëpi. Fitnetja, Klaudja dhe Era Duro. Dy breza artistesh, te cilat nuk i bashkon vetem gjaku, por dhe tenda e madhe e akrobacive.

Te treja, çdo dite dalin nga shtepia per t’iu drejtuar ambienteve te Cirkut te Tiranes, ku kalojne pjesen me te madhe te kohes.

Fitnetja e nisi rrugen e akrobates qe ne moshen 10-vjeçare, per t’i perkushtuar 38 vite te jetes se saj.

Eshte konsideruar si mjeshtre profesioniste e numrave ne ajer, motiv qe sot ajo gezon kete titull. Nuk ka dashur ta mbyllë me kaq dashurine per cirkun, por ne rrugen e mamase se tyre jane futur dy vajzat, Klaudia dhe Era.

24-vjeçarja Klaudia Duro, ka 8 vite qe punon ne cirkun e Tiranes si profesioniste.

E reja zoteron numrat e ajrit, ekulibrit, xhonglerit dhe prestigjatorit. Ajo ka qendruar shume vite me mamane, duke trasheguar dashurine per lartesine.

Aktualisht, e reja studion ne Universitetin e Sporteve ne Tiranes ne kryeqytet.

Çdo dite e gjen prane ambienteve te cirkut, ku stervitet per ore te tera.Tenda e madhe  ka qene per te si nje shtepi e dyte.

Vitet te tera stervitje bene qe vajza te rritej profesionalisht teksa mesonte  numrat e veshtire.

Era eshte vajza e dyte e Fitnetes.19-vjecarja, studente ne vitin e pare te Universitetit te Sporteve, ka 6 vite qe stervitet per t’u bere akrobate profesioniste.

Numrat e ajrit dhe  te prestigjatorit jane disiplinat e saj.Nder performancat me te bukur te Eres, mund te permendet “fjongo”. Ne performance, Era qendron e varur mbi nje  fjongo qe varet ne lartesi, per te formuar forma te ndryshme gjeometrike.

Gjithcka duket kaq natyrshem per Eren e cila e zoteron plotesisht fjongon. Planet per te ardhmen? Te vene ne skene nje numer te veshtire ku te performojne te treja si profesioniste.
Akrobatët e vegjël
Pasioni per cirkun nuk ka moshe. Akrobatet e vegjel e nisin stervitjen qe heret per te pasur nje trup sa me elastik.

Gjate rritjes, trupi mesohet me perthyerjet apo stervitjet e ndryshme, duke u bere gjithmone e me shume elastik ne perballimin e numrave te lartesise.

Armela Bushgjoka eshte 11 vjeç. Ajo eshte akrobatja  me e vogel qe performon numrat e lartesise ne cirkun e Tiranes. Edhe pse ka vetem 5 vite qe merret me akrobaci, asnje nuk e ka penguar vajzen te performoje numra nga me te rrezikshmit perkrah arkobateve profesionistë.

Per moshen e ka, vazja konsiderohet nga profesionistet si nje talent, pasi arrin te realizoje numra me veshtiresi te larte pa asnje problem.

Nxenesja e klases se gjashte, ishte vetem 6 vjec kur u fut per here te pare ne ambientet e cirkut.

Plastika dhe numrat e ajrit,jane dy disiplinat qe Armela performon nderkohe qe deshira nuk i mungon per te eksperimentur disiplina te reja.

Vazja edhe pse e vogel ne moshe, ka nderrmend ta vazhdoje kete profesion. Priderit e mbeshtesin plotesisht ne zgjedhje dhe madje jane ata qe e shoqerojne ne cdo dite ne stervitje prane ambienteve te cirkut.

Mesatarisht 3 ore ne dite prova, jane te mjaftueshme per 11-vjeçaren, e cila e ka enderr te performoje nje dite si profesionite.

Per te zoteruar plotesisht nje numer,asaj i duhet peraferisht 8 muaj pune intensive stervitje.Me pas mbetet vetem ta ekzekutoje ne arene e Cirkut te Tiranes, ku publiku e duartroket cdo fundjave…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA