Në Zvicër kanë hyrë në fuqi kuotat e caktuara nga qeveria për qytetarët e Bashkimit Evropian që mund të shkojnë atje për të punuar për një vit.
Zvicra, që nuk është vend anëtar i BE-së, deklaron se emigracioni ka arritur nivele të papranueshme, me të huajt që përbëjnë çerekun e popullsisë.
Autoritetet zvicerane kanë arritur një sërë marrëveshjesh me BE-në për lëvizjen e lirë të qytetarëve, në këmbim të aksesit në tregjet evropiane.
Komisioni Evropian ka paralajmëruar se hyrja në fuqi e kuotave mund të vërë në rrezik marrëdhëniet. Shumica e emigrantëve në Zvicër vijnë nga vende si Gjermania, Spanja, Portugalia dhe Italia.
Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se emigrantët portugezë që kërkojnë punë do të preken më shumë nga skema e re.
E dërguara e BBC në Gjenevë thotë se Zvicra nuk duhet të ankohet shumë. Ajo ka një kuotë papunësie më pak se 3 për qind, një rritje ekonomike më të lartë se parashikimet dhe një monedhë të fuqishme në tregun valutor.
Një deklaratë e fundit e qeverisë thotë se numri i personave në ardhje në vend ka tejkaluar numrin e atyre që largohen me 80 mijë njësi në vitet e fundit.
Qeveria zvicerane është nën presion politik nga të dyja krahët, e majta dhe e djathta, që deklarojnë se emigracioni ka arritur nivele të papranueshme.
Top Channel