Vlorë, shpërthim në pallatin e Kollozit

01/06/2013 00:00

Një sasi tritoli shpërtheu brenda një pallati 12 katësh në lagjen 29 nëntori, në vendin e quajtur kryqezimi rinia në qytetin e Vlorës.

Shpërthimi u dëgjua rreth orës 2 e 45 minuta të së shtunës. Tritoli ishte vendosur në katin e 10-të të pallatit, por për fat të mire ka shkaktuar vetëm deme materiale në dyer dhe ashensora.

Sipas njoftimit për shtyp të Policisë së Vlorës thuhet se sasia e eksplozivit shpërtheu në katin e dhjetë të pallatit 12-katesh ku kati i fundit i perkiste kandidatit aktual në listat e PD dhe ish-kandidatit për kryetar bashkie, Ardian Kollozi.

Policia doli ne perfundimin se sasia e lendes shperthyese mendohet te jete nga 200 gram deri ne 500 gram dhe vala e shperthimit ka qene i fuqishem sa ka demtuar dyert dhe xhamat e dritareve te pallatit.

Vatra e shperthimit ka lene nje gjurme ne dysheme me diameter 20 me 10 cm. Shperthimi eshte degjuar disa qindra metra larg në mes të qetësisë së nates.

Forca te shumta policie si dhe autoambulancat me mjeket roje kane qene prezent per mjekime te vogla te personave te cilet jane tronditur nga vala e shperthimit.

Policia e Vlores po heton edhe me eksperte te derguar nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise, si edhe specialist xheniere te forcave antieksploziv.

Hetimet i drejton shefi i krimeve te renda ne Policine e Shtetit, Tonin Vocaj, ndersa jane shoqeruar ne policine e Vlores nje numer i madh personash te cilet jane lene te lire ne oret e pasdites.

Policia ka sekuestruar te gjitha filmimet e kamerave ne kete zone per te pare levizjet e personave ne kete lagje gjate nates.

Deri me tani nuk ka nje piste te qarte per kete sasi eksplozivi te vendosur ne nje pallat mbushur me banore.

Por, nenkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, e ka lidhur ndërkohë politikisht kete ngjarje, per shkak se ne pallat eshte nje nga kandidateve per deputet te PD-se. Patozi u shpreh se atentatoret do te kapen shpejt.

“Kisha një mesazh si për ekzekutorët, ashtu edhe për inspiruesit e këtij akti terrorist që ka një prapapvijë të qartë politike, pasi ndodh në mesin e fushatës. Të jeni të sigurt, që ne do t’i gjejmë dhe do t’i vendosim përpara përgjegjësisë ligjore autorët”, deklaroi Patozi.

Nderkohe qe ne nje deklarate te saj, Partia Socialiste, dega Vlore eshte distancuar nga ky akt i rende dhe i kerkon prokurorise dhe policise lokale te zbardhe me shpejtesi ngjarjen dhe te vere autoret e saj perpara drejtesise.

Top Channel