A do të ishe ndryshe po të ishe rritur në një vend tjetër? Çfarë thotë shkenca?
Nga vijnë dëshira dhe aftësia për të mësuar, apo për të pasur bazat për
të vijuar studimet shkollore e akademike? Gjithçka është e shkruar në
ADN.
Rrënjët gjenetike të predispozimit për të studiuar janë lokalizuar në një studim madhor ndërkombëtar të publikuar në revistën “Science”.
Ekspertët kanë analizuar ADN-në e rreth 125 mijë personave dhe kanë zbuluar disa variante gjenetike që lidhen me studimet akademike deri në marrjen e diplomave universitare dhe pasuniversitare.
Studimi është kryer nga instituti Social Science Genetic Association Cosortium, ku janë përfshirë shkencëtarë nga gjysma e vendeve të botës.
Ata kanë analizuar ADN-në e kampionit “të ndarë” për vite dhe tituj studimi dhe kanë gjetur disa variante gjenetike të lidhura me vijimin e studimeve shkollore dhe akademike.
Top Channel