Për të shkëputur lidhjen emocionale me banesën e tyre, një cift amerikan vendosi të zhvendosë të gjithën atë, ashtu sic është për t’iu shmangur shembjes së mundshme të saj për shkak të erozionit të tokës.

Bëhet fjalë për lëvizjen e një cifti amerikan, rezidentë të ishullit Martha Vinyard në Arkipelagun Elisabeth në Masachusets. Ndërtimi i banesës luksoze u ka kushtuar miliona dollarë dhe vite të tëra punë.

Por avancimi i detit dhe gërryerja e bregut rrezikonte seriozisht banesën e tyre. Për t’iu larguar rrezikut, cifti zgjedh të zhvendoset 200 metra, së bashku me shtëpinë e tyre. I gjithë operacioni do t’u kushtojë plot 1 milion dollarë.

Top Channel