“Schengen”, rikthehen kontrollet në kufi?

31/05/2013 08:25

Kontrolli kufitar mund të rikthehet përkohësisht në 22 vende anëtare të Bashkimit Europian, pavarësisht marrëveshjes së lëvizjes së lirë, të njohur gjerësisht me emrin “Schengen”.

Brukseli propozoi ditën e premte që të lejojë vendosjen e kontrolleve në kufi, në rrethana të jashtëzakonshme.

Në bazë të legjislacionit aktual, diçka e tillë është e ndaluar.

Ndryshimet ligjore u hartuan në Komisionin Europian dhe ato pritet të paraqiten për miratim në Parlamentin Europian dhe parlamentet e vendeve anëtare, në muajin qershor ose korrik.

”Schengen” lejon qytetarët e 22 vendeve që kanë nënshkruar marrëveshjen që ndër të tjera, të mos kenë nevojë për t’u kontrolluar në lëvizjen e tyre nga njëri vend në tjetrin.

Megjithatë, tashmë kontrollet mund të rikthehen për një maksimum prej dy vitesh, me vendim të një shteti sovran, nëse ai përballet me rreziqe të ndryshme të sigurisë kombëtare apo të llojeve të tjera.

Në bazë të projektligjit, në rastin e përballjes me një sulm terrorist, kufinjtë do të mbyllen automatikisht për një periudhë nga 10 ditë deri në dy muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA