Greqi, pranga shqiptarit me kërkesë të Interpol

31/05/2013 00:00

Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në
kërkim ndërkombëtar.Sipas policisë së Athinës, Ytbi Lila, 56 vjeç u ka
në lagjen “Moskato” të Athinës dy ditë më parë dhe paraditen e së
premtes u dërgua në Gjykatën e Athinës.

Sipas policise helene, Lila u arrestua mbas nje leter porosie te Interpol Tiranes, pasi ishte shpallur ne kerkim nderkombetar qe prej vitit 1997, periudhe qe rrezulton se Ytbi lila eshte arratisur nga burgu ku vuante denimin per vrasjen e nje polici ne vitin 1992.

Lila u arrestua dhe u denua me burg,por ne vitin 97 u arratis nga burgu dhe u transferua ne Greqi,ku dhe qendronte deri diten qe u arrestua nga policia greke. Mbas paraqitjes se tij ne gjykate, u vendos qe vendimi per ekstradimin e Liles,te merret gjate javes se ardhshme.Deri atehere, Lila do te qendroje ne nje qeli ne burgun e Athines,Koridhalos.

Top Channel