Gjin Gjoni anëtar i KLD-së
31/05/2013 00:00
Në këto ditë të ngarkuara me fushatë elektorale, edhe gjyqtarët votuan për anëtarin e ri që do përfaqësojë interesat e tyre në KLD.
Pas pesë orë fjalime, votimesh, pauzash e pritjeje, 226 gjyqtarë votuan pro gjyqtarit të Apelit Gjin Gjoni, ndërsa 107 për Genti Shalën. Fitorja e Gjin Gjonit u prit me qytetari nga konkurrenti i tij.
Tashmë ajo që dihet është se Këshilli i Lartë i Drejtësisë është kthyer në një institucion burrash, duke qenë se asnjë femër nuk është anëtare.
Kjo do të thotë se kësaj radhe, pavarësisht se respektuan votën e tyre, gjyqtarët harruan një tjetër parim të rëndësishëm, barazinë gjinore edhe pse në gjyqësor raporti meshkuj-femra është pothuajse i njëjtë.
Top Channel