Frankfurt, protesta kundër masave antikrizë

31/05/2013 00:00

“Mjaft me me politikat antikrize”. Këta herë janë gjermanët ata që
ngrenë zërin e pakënaqësisë jo vetëm ndaj Qeverisë në Berlin, por edhe
Bankes Qendrore Europiane.

Ne kryeqytetin financiar te vendit, Frankfurt, tensionet mes policise dhe demonstruesve ishin te larta. Efektivet e forcave te rendit ishin rreshtuar perkrah njeri-tjetrin perpara nderteses se BQE-se, drejt te ciles marshuan nga qendra e qytetit rreth 2.500 protestues te levizjes ‘Blockupy’.

Protestuesit e mberritur nga e gjithe Europa do t’i vazhdojne per tre dite tubimet e tyre kunder “bankave dhe te gjithe aktoreve financiare”, qe gjeneruan krizen ekonomike. Nismes i jane bashkuar te rinj nga Spanja, Italia, Belgjika, Franca, Polonia e Hollanda.

Masat antikrize jane ato qe na bashkojne te gjitheve, thone aktivistet qe synojne bllokimin e distriktit financiar. Asnje punonjes i BQE-se nuk iu afrua Neue Mainzer Strasse. Pikerisht atje, poshte simbolit gjigand te euros, efektivet u perplasen me demonstruesit, te cilet me vone u shperndane per t’u grumbulluar serish pasdite.

“Blockupy”, e krijuar pas levizjes zaptimi i ëall Street ne 2011-ten, fajeson institucionet financiare per menyren sesi e kane menaxhuar krizen europiane te borxhit.   

Top Channel