Familjarët e Tsarnaev pretendojnë pafajwsinë e të birit

31/05/2013 04:35

I dyshuari i mbijetuar i sulmeve me bombë në Maratonën e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev, është rikuperuar mjaftueshëm sa për t’u ngritur në këmbë e për të ecur, bën të ditur nëna e tij.

Në një intervistë për Associated Press, Zubeidat Tsarnaev, tha se djali i saj i kishte thënë gjatë një telefonate se ai dhe i vëllai, i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë pas shpërthimeve, ishin të pafajshëm.

Tsarnaev, i cili u qëllua dhe u plagos gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, është aktualisht në spitalin e një burgu. Bombardimet e muajit të kaluar lanë 3 persona të vdekur dhe mbi 260 të plagosur.

Zonja Tsarnaev tha për AP se ishte biseda e parë, që kishte pasur me djalin e saj 19-vjeçar, që kur ai u arrestua nga policia. Ai i kishte thënë se ishte duke u përmirësuar, por kishte ende probleme në të kuptuarin se çfarë ka ndodhur.

“Ai nuk i fshehu dot emocionet, si të ishte duke bërtitur ndaj gjithë botës: Çfarë është kjo? Çfarë po ndodh?”, tha nëna e tij. “Unë vetëm mund të ndjej se ai është udhëhequr ndaj padrejtësisë së bërë ndaj nesh, fakti që ata vranë djalin tonë të pafajshëm Tamerlan”.

“Ajo që mund të bëj unë, është t’i lutem Zotit dhe të shpresoj se një ditë e vërteta do të triumfojë, fëmijët tanë do të pastrohen nga çdo akuzë dhe të paktën do të marrim mbrapsht Dzhokhar-in, të gjymtuar, por të paktën gjallë”, tha babai i tij për AP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA