Britania: “Karton të kuq” për ligjet e BE-së

31/05/2013 16:10

BE-së i duhet një sistem i tipit “karton i kuq” për parlamentet kombëtare që të bllokojnë ligjet e miratuara në Bruksel nëse mendojnë se zyrtarët e BE po e kalojnë masën.

Me këto fjalë sekretari i Jashtëm britanik, William Hague do të prezantojë disa ide të Mbretërisë së Bashkuar për reformimin e Bashkimit Evropian, në një konferencë politike që do të mbahet në rrethinat e Berlinit.

Sipas raportimit të BBC, Hague pritet të thotë se “legjitimimi i krizës” po minon punën e institucioneve evropiane. Aktualisht parlamentet kombëtare mund të ngrenë “kartonin e verdhë” për të detyruar Komisionin Evropian që të rishqyrtojë ligjet.

“Por një “karton i kuq” do t’u jepte parlamenteve përkatëse të drejtën të bllokonin atë legjislacion mbi të cilin nuk duhet të bihet dakord në nivel evropian”, pritet të thotë zoti Hague.

Kryeministri konservator i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron planifikon të rinegociojë marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian.

Kjo do t’i hapte rrugën mbajtjes së referendumit për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar në radhët e Unionit, që është parashikuar të mbahet në fund të vitit 2017, nëse konservatorët fitojnë zgjedhjet e ardhshme.

Konferenca ku merr pjesë shefi i diplomacisë britanike, në Këniguinter, synon përmirësimin e raporteve mes Londrës dhe Berlinit zyrtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA