Hormuzi fillon të hapet nga Irani, një tjetër anije turke kalon mes Ngushticës Ushtria siriane ka arritur një seri fitoresh të rëndësishme në luftën civile dhe mund të jetë pranë një fitoreje vendimtare, deklaroi presidenti Bashar al-Assad, në një intervistë të dhënë për një televizion libanez.
Deklarata e Presidentit të Sirisë erdhi në ditën kur u konfirmua mbërritja në vend e disa sistemeve mbrojtëse raketore, armë të prodhimit rus.
Moska vendosi të furnizonte Damaskun me raketat e përparuara “S-300”, pasi Bashkimi Europian vendosi të hiqte embargon për armët për kryengritësit, më parë gjatë javës.
Sipas ekspertëve, dërgimi i këtyre raketave mund të ketë një impakt vendimtar në luftën civile, jo vetëm për rritjen e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë së rregullt të Bashar al-Assad, por edhe sepse dëshmon edhe një herë më shumë vendosmërinë e Moskës për të mbrojtur deri në fund regjimin aleat të al-Assadit.
Ndërkohë, grupimi kryesor i opozitës jashtë Sirisë deklaroi se nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes, që do të mbahen në konferencën e Gjenevës në 2 qershor, përsa kohë masakrat do të vazhdojnë.
Bojkoti i Frontit Kombëtar Sirian, do të përbënte një goditje të rëndë, për shpresat e arritjes së një armëpushimi, që do të rikthente paqen pas më shumë se 80 mijë të vrarësh e miliona sirianësh të emigrauar jashtë apo brenda vendit, për t’i shpëtuar luftimeve.
Top Channel