Obama zgjedh ish-zyrtarin e Bush për FBI

30/05/2013 02:30

Presidenti Barack Obama ka planifikuar të nominojë James Comey, për të zëvendësuar Robert Mueller, si drejtor të FBI-së, kanë bërë të ditur zyrtarë, që po merren me procesin e nominimeve, të mërkurën.

Comey është një ish-prokuror, i cili ka punuar në New York dhe Virginia, duke u marrë me çështje të terrorizmit dhe ndjekjen e drejtuesve të WorldCom, Adelphia dhe Imclone, sipas biografisë së tij zyrtare.

Ai ka shërbyer si zëvendës prokuror i përgjithshëm gjatë presidencës së George W. Bush.

Mandati i Mueller do të skadojë në shtator. Ai ka shërbyer për 10 vjet, e më pas fitoi 2 vjet ripërtëritje me kërkesë të Obama-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA