
Kolosët e teknologjisë shohin gjithnjë e më shumë drejt tregjeve në
zhvillim. Pas telefonave smart dhe tabletave ‘low cost’,të lançuar
posaçërisht për disa vende, interesi është kthyer tek infrastruktura.
Një ide shumë origjinale vjen nga Google, që dëshiron të çojë sistemin wi-fi në Afrikë dhe në Azi, duke synuar tërheqjen e një publiku të ri prej miliona përdoruesish.
Ndërmarrja me seli në ‘Mountain View’ është e angazhuar në Shtetet e Bashkuara në projektin “Fiber”, falë të cilit po çon në disa qytete, si në Kansas Siti dhe Ostin në Teksas, bandën ultra të gjerë.
Sipas raportimeve të ditëve të fundit të “Wall Street Journal”, Big G po bën aleancë me autoritetet lokale të Afrikës nën-Sahariane dhe ato të Azisë jug-lindore për të ndihmuar, financuar, ndërtuar dhe menaxhuar rrjete pa kabëll me ndihmën e topave aerostatikë.
Kompania do të shfrytëzojë një rrjet të pezulluar gjysmë në ajër, pa nevojën e impianteve dhe kabllove, i lidhur me një rrjet smartfoni Android me kosto të ulët, të bazuar në mikroproçesorë me konsum të ulët. Për të arritur përhapjen e sinjalit edhe më larg, duhet gjithësesi të shfrytëzohen frekuencat televizive.
Top Channel