Duke nisur nga data 4 qershor, çdo krim që ndodh për motive gjakmarrjeje, çdo krim që ndodh brenda familjes, por edhe trafiku i brendshem do të hetohen dhe gjykohen nga Gjykatat e Krimeve të Rënda.
Ky është materiali i derguar Gjykatës së Krimeve të Rënda për ndryshimet më të fundit në Kodin Penal që parashikon edhe shtimin e kompetencave të mësipërme.
Këto ndryshime vijnë në kushtet kur aktorët e drejtësise vijojnë diskutimet edhe për kalimin e veprës së korrupsionit dhe pastrimit të parave për t’u hetuar nga krimet e renda.
Në një kohë që përveç 31 neneve që përfshijnë kryesisht krimin e organizuar, me ndryshimet në kod për disa vepra penale shqetesuese për shoqërinë, do të jenë pjesë e procesit hetimor edhe kater vepra të tjera.
Bëhet fjalë për shtimin e nenit 78/a për vrasje me dashje për gjakmarrje, e cila dënohet tashmë me burgim jo më pak se 30 vjet ose me burgim të përjetshëm.
Për vrasje të kesaj natyre ne te gjithe vendin kompetenca per t’iu nenshtruar shqyrtimit gjyqesor e per te dhene nje verdikt do te jete e Gjykates se Krimeve te Renda.
Po ashtu edhe ne nenin 79/a, krimeve te renda u shtohen kompetencat krimeve te renda, edhe per vrasjen e nje shtetasit qe kallzon nje krim apo edhe vrasja e deshmitarit si dhe nepunesit te shtetit.
Deri me tani, per kete veper krimet e renda kane patur fuqi hetimore per vrasjen per shkak te cilesive te veçanta policit, deputetit gjyqtarit, prokurorit dhe ushtarakut si ne rastet e vrasjes se deputetit Fatmir Xhindi, kryekomisarit Dritan Lamaj apo gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
Po ashtu, çdo vrasje ne familje me viktime personin bashkeshort, ish-bashkeshort, bashkejetues, ish-bashkejetues, gjini e afert apo krushqi me autorin kalon kompetence e prokurorise e me tej Gjykates se Krimeve te Renda.
Ndryshimet ne kod u botuan ne fletoren zyrtare me daten 21 maj dhe 15dite pas publikimit te ketyre ndryshimeve, per çdo krim te kesaj natyre ne te gjithe vendin prokurorite e rretheve nuk do te investohen me per t’i hetuar, duke ja lene ne dore fatin e ketyre dosjeve krimeve te renda.
Top Channel