Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, emëroi një prej bashkëpunëtoreve më të ngushtë të paraardhësit të tij George W. Bush, në krye të policisë federale FBI.
Zgjedhja e James B. Comey në krye të një prej institucioneve më të rëndësishëm në vend, u lajmërua në avancë nga “New York Times”.
Comey, gjatë kohës së administratës së Bush, drejtonte një dikaster në Departamentin shtetëror të Drejtësisë.
FBI është vendosur së fundmi në qendër të kritikave për paaftësi, pas sulmit terrorist të ndodhur në maratonën e Bostonit.
Në cilësinë e saj si një forcë policore me një juridiksion në të gjithë SHBA-në, FBI ka detyra specifike në luftën kundër terrorizmit.
Comey do të zëvendësojë në krye të FBI-së paraardhësin e tij, Robert Mueller.
Top Channel