Një adoleshent amerikan e ka kthyer heklurosjen në një sport ekstrem pasi ai hekuros në vendet më të papërshtatshme të mundshme.
17-vjeçari Kevin Krupitzer merr tavolinën dhe hekurin në buzë humnerash apo majë shkëmbinjve dhe bën foto. Në këtë mënyrë është bërë i famshëm në internet.
“Gjithmonë më ka pëlqyer të kaloj kohë në natyrë. Ideja për të hekurosur në vende të çuditshme më erdhi kur vëllai më bëri dhuratë një kalendar që kishte foto të tilla. Kur shkoj në mal ose në ndonjë vend tjetër, e marr gjithmonë me vete hekurin. Tani jam bërë i fiksuar”, shpjegon Kevin.
Gjithsesi, nuk është se djali ka qejf të hekurosë, ai thjesht dëshiron të bëjë foto: “Në shtëpi unë nuk e prek me dorë hekurin. E marr vetëm në piknik ose në udhëtime.”
Top Channel