
Policia gjermane u trondit kur gjeti trupin e pajetë të një 40-vjeçari të rrethuar nga më shumë se 40 gjarpërinj gjigantë.
Pjesa më e madhe e reptilëve shëtisnin të lirë në banesën e 40-vjeçarit, përfshirë këtu edhe një anakonda rreth 10 metër të gjatë dhe një piton 11 metër të gjatë.
Një zjarrfikës tha për mediat gjermane se të paktën njëri prej gjarpërinjve kishte trashësinë e një trupi mesatar të njeriut. Autoritetet izoluan 46 gjarpërinjtë dhe i dorëzuan ata tek ekspertët për t’u kujdesur.
Nga hetimet u arrit në përfundimin se 40-vjeçari kishte pësuar një infarkt gjatë kohës kur po ushqente krijesat e tij, ndërsa ekspertët thanë se nuk është gllabëruar nga gjarpërinjtë për dy arsye, e para sepse gjarpërinjtë preferojnë ta hanë të gjallë viktimën e tyre, dhe e dyta sepse trupi i tij ishte në përmasa pak më të mëdha nga sa mund të përballonin reptilët.
Top Channel