Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka prezantuar kandidadët për
deputet në qytetin e Kavajës. Mediu theksoi se banorët e këtij qyteti e
kanë mbështetur programin e Partisë Republikane.
“Prandaj jemi këtu si republikanë, që të fillojmë një revolucion të ri duke marrë fatin tonë në dorë, besimin që njerëzit e thjeshtë mund të bëjnë politikat më të mira, duke besuar në Zot, në familje, në pronë dhe në komb. Votoni numrin 45 për të vazhduar rrugën tonë europiane”, tha Mediu.
Dule e Bollano në Sarandë
Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ka prezantuar ne Sarande dy kandidatet kryesore te kesaj ne kete qytet, kreun e PBDNJ Vangjel Dule, dhe kreun e OMONIA-s, Vasil Bollano.
“PBDNJ nuk mund të heshtë, kur bëhen përpjekje sistematike kundër integritetit të minoritetit etnik grek. Në zgjedhjet e 23 qershorit na jepni mbështetjen, na jepni votën”, tha Dule.
Milo, takime në Fier
Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo gjate turit te tij te radhe ne qytetin e Fierit ka prezantuar kandidatin e kesaj partie Roland Mamo.
“Në 23 qershor, jo vetëm ju që jeni këtu në sallë, por edhe shumë e shumë të tjerë që nuk janë këtu, të na mbështesin me votën e lirë që ta bëjmë ndryshimin në 23 qershor. Bashkë me partnerët e tjerë të koalicionit të bëjmë ndryshimin”, tha Milo.
Braçe: Qeveria la në harresë Divjake
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Brace ka qene i pranishem gjate celjes se sezonit turistik ne Divjake, ku u tha se kesaj zone i kane munguar investimet nga qeveria.
“Do t’i japim Divjakës qeverinë që meriton, që nuk do të vijë këtu vetëm për ngrënë peshk, apo për të shijuar produkte të tjera, por do t’i japim atë qeveri që do të vijë këtu për të mbështetur në investime strategjike banorë të gjithë kësaj zone”, tha Braçe.
Top Channel